Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për menaxhimin e katër viteve të fundit, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe janë shënuar dështime në fusha të ndryshme kyçe, raporton GazetaBlic.
Gashi ka theksuar se dështimi ka prekur sektorë të rëndësishëm si ekonomia, reforma, sundimi i ligjit, politika e jashtme dhe e brendshme, si dhe mirëqenia e qytetarëve.
“E përbashkëta e asaj që ka ndodh në katër vite është dështimi, dështimi në ekonomi, reforma, sundim të ligjit, politikë të jashtme, të brendshme, mirëqenie dhe të gjitha këto të përbashkëta ishin ato që e konsiderojnë kjo Qeveri”, tha Gashi gjatë seancës së sotme në Kuvend.