Lajme

Gashi: Qeveria e Albin Kurtit është qeveria që ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese!

01/07/2025 21:24
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shprehur se qeveria aktuale nuk duhet të jetë më në qevverisje.

Gashi tha se qeveria e Albin Kurti është qeveria që ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese të njëpasnjëshme.

Ai tha se ka shkelje të parimeve, korrupsion, probleme në sistemin energjitik me rezervat shtetërore etj.

“Qeveria e Albin Kurtit është qeveria që ka bërë më së shumti shkelje kushtetuese të njëpasnjëshme, shkelje të parimeve, korrupsion, probleme në sistemin energjetik me rezervat shtetërore. Kjo është një qeveri që nuk duhet të jetë më në qeverisje.” tha Gashi në një deklaratë për media raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/