Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe qytetarët e meritojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova tash e sa kohë i ka përmbushur kriteret për liberalizim, andaj me të drejtë presim që Këshilli Evropian të rekomandojë një datë për liberalizim të vizave për Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
Të bashkuar në shërbim të vendit dhe të mirës së qytetarëve tanë, pavarësisht nga cila pozitë. Kosova jonë e meriton liberalizimin e vizave. Qytetarët tanë e meritojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.
Tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Ndaj me të drejtë dhe optimizëm presim që nesër Këshilli Evropian të rekomandojë një datë për liberalizimin e vizave për vendin tonë.


