Analisti Dardan Gashi në “Debat Plus” ka thënë se Policia e Kosovës është policia më e pakorruptuar në regjion, por sipas tij marrin urdhëra nga persona që bëjnë shaka më ta duke përmendur ministrin e Ponëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“I keqpërdorin politikisht…policët tonë janë heronjtë e kësaj kohe sa i përket veriut, njëkohësisht janë njerëzit më të keqpërdorur nga politika, sidomos Njësitë Speciale”, ka thënë Dardan Gashi.
“Pjesa më e keqpërdorur dhe më e keqtrajtuar e administratës së Kosovës është pikërisht policia edhe është turp për këtë qeveri se si bën hajgare me ta çdo ditë”, ka thënë tutje Gashi.


