Lajme

Gashi: Pjesëmarrja madhështore në Obiliq – Bëhu pjesë e ndryshimit që po e bëjmë bashkë

11/21/2024 22:45
nga:Sh R

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, thotë se pjesëmarrja madhështore e strukturave të LDK-së në tubimin e “Turneut të Ndryshimit” është dëshmi e qartë e besimit dhe përkrahjes së rrugëtimit të përbashkët në krye me kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhiku.

Gjatë këtij tubimi, kryetari Lumir Abdixhiku ka shpallur Xhafer Gashin dhe Linda Bekteshit si kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja madhështore e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Obiliq, në tubimin “Turneut të Ndryshimit” është dëshmi e qartë e besimit dhe përkrahjes së rrugëtimit të përbashkët të në krye me Kryeministrin në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhikun.

Me këtë rast, me propozimin e kryesisë së LDK-së dhe me aprovimin e kryesisë së LDK-së, Dega në Obiliq, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryeministri në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, shpalli kandidaturën time për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Po ashtu, edhe kandidaturën e Linda Bekteshit, nga Dega e LDK-së në Obiliq, për të përfaqësuar qytetarët tanë në Kuvendin e Kosovës.
Falënderoj të gjitha strukturat e LDK-së në Obiliq për mobilizimin, angazhimin dhe pjesëmarrjen e sotme!

Me 9 shkurt – bëhu pjesë e ndryshimit që po e bëjmë bashkë!
Bëhu ndryshimi!
#NdryshimiPoVjen
#BehuPjesëeNdryshimit
Xhafer Gashi