Lajme

Gashi përkujton Agim Ramadani: Ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh

04/11/2021 11:54
nga:Q R

Sot shënohet 22 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandanti të Brigadës 138 – Agim Ramadani – KATANA. me këtë rast, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, i cili datën 11 prill e ka cilësuar si ditën më të rëndë në kalendarin e jetës së tij.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Sot 11 prilli, datë që në kalendarin e historisë shënon rënien e trimit të përmasave botërore, Agim Ramadani-Katana, ndërsa në kalendarin e jetës sime shënon ditën më të rëndë të humbjes së vëllaut, shokut, mikut e bashkëluftëtarit tim.

Agim, ti ishe personalitet unik, burrë trim, strateg i madh, një djalë Kosove të cilës ja fale jetën..ti sot jeton në përjetësi e ne bashkëluftëtarët e tu jetojmë me dhimbje e mall që nuk je në mesin tonë.. mbase vetëm fizikisht, sepse në brendësin e shpirtit tim rron ideali dhe atdhedashuria jote..

Hero im, ti je vet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!

Lavdi jetës dhe veprës tënde! Lavdi të rënëve për liri!

Gjenerali rus: Washingtoni ua dha dritën jeshile shqiptarëve për bazë ushtarake në Mitrovicë