Lajme

Gashi për Radomir Laban: Ata që në vitin 2018 ishin në pushtet lejuan që një gjyqtar i Kushtetueses të vendosë për fatin e Kosovës

08/05/2025 17:40
nga:Genita C

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së gjyqtarit Radomir Laban në një rast të ndjeshëm në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar të papranueshme që një person i tillë të ndikojë në vendime që prekin fatin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një postim, Gashi kujton se Laban është emëruar në vitin 2018 nga ata që ishin atëherë në pushtet, ndonëse, sipas tij, ata kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun që ai paraqiste për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit.

“E emëruan sepse ju duhej, edhe pse e dinin që paraqet rrezik për shtetin tonë”, shkruan ai.

 

Osmani tërheq kërkesën e bërë në Gjykatën Kushtetuese, shkak emërimi i Radomir Laban gjyqtar raportues