Analisti Blerim Gashi në emisionin “Politiko” në Kanal 10 ka komentuar repliken e kryeministrit Kurti kundrejt kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në Bled të Sllovenisë.
Sipas Gashit kryeministrja Bërnabiq mori një “shuplakë” diplomatike nga Kurti, raporton Gazeta10.
“Kryeministri Kurti ka qenë shumë i artikuluar dhe shumë i duartrokitur edhe nga Bashkimi Evropian dhe po fiton poena, po din me maksimalizu të drejtën e vet, e tëra ishte si një shuplakë diplomatike ftyrës për këto rrenat dhe botën iluzive që rrnon Bërnabiq”, tha ai.