Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar debatin e mbrëmshëm mes përfaqësuesve të pushtetit dhe kryetarit Përparim Rama, për aksidentet në autostradë.
Gashi thekson se “Kur qytetarët vdesin në rrugë, nuk është “rastësi”. Kur ndodhin aksidente të përsëritura, nuk është “fat i keq”. Është mungesë e sistemit: mungesë e kontrollit, mungesë e standardeve, mungesë e zbatimit të ligjit dhe, mbi të gjitha, mungesë e përgjegjësisë institucionale”.


