Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar dy Memorandume Mirëkuptimi me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për dy projekte madhore, raporton GazetaBlic.
Komuna e Obiliqit është përfitues i dy programeve: Programi i Banimit të Përballueshëm Social dhe Programi i Banimit Social Adekuat, i cili përfshin rindërtimin dhe rinovimin e shtëpive për familjet në nevojë.
Gashi theksoi se këto projekte do të përmirësojnë kushtet e jetesës për familjet më të cenueshme të komunës dhe janë dëshmi e përkushtimit të autoriteteve për përmirësimin e mirëqenies sociale.