Lajme

Gashi njofton se komuna e Obiliqit ka pranuar donacion mamograf digjital

04/28/2025 21:33
nga:Genita C

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë “Medika”, përmes së cilës ka pranuar si donacion një mamograf digjital, raporton GazetaBlic.

Kryetari Xhafer Gashi tha se ky pajisje do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore, veçanërisht në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë.

Ai falënderoi kompaninë “Medika” për kontributin në shëndetin e qytetarëve.