Lajme

Gashi nga Lëvizja e Deçanit- Ka shumë pyetje nga qytetarët e Kosovës se si ta luftojnë islamin politik?!

09/20/2024 16:03
nga:Y I

Arbër Gashi nga Lëvizja e Deçanit në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se ka qenë njëri nga personat e parë që e ka kryer procesin e konvertimit në fenë katolike .

Gashi tha se kanë shumë pyetje nga qytetarët e Kosovës se si mund t’a luftojnë më së miri islamin politik.

Ai tha se ky proces që po ndodh ka ngjallë një ndjenjë rezistence tek Bashkësia Islame e Kosovës por edhe tek Kisha Ortodokse e Serbisë

“Unë për veten time kam qenë direkt i involvuar aty dhe jam njëri prej atyre që e ka bërë këtë hap, një prej të parëve që e ka bërë këtë hap dhe po ngazhohem çdo ditë. Nuk është një nxitje që ata t’a bëjnë por ka shumë pyetje nga qytetarët e Kosovës se si mund t’a luftojnë më së miri islamin politik. Si mund ta shmangin që në të ardhmen  të ripërsëritet e njëjta gjë në një formë shumë më radikale se sa e përjetojmë ne sot. Përgjigja kryesore ka qenë “ne kemi vendos për veten tonë ta bëjmë këtë hap, të bashkohemi me Kishën Katolike dhe të rikthehemi aty ku e kemi patur vendin. Madje kam patur diskutime edhe me shqiptarët të cilët para viti 1850 kanë qenë familje të ritit iliro-arbnor, ortodoks në Kosovë… edhe ata kanë shpreh dëshirën për t’u rikthy por ata do t’i bashkohen Kishës Katolike duke e ruajtur ritin e tyre të kaluar dmth edhe kjo do të ndodhë në Kosovë. Ky kthim ka ngjallë një ndjenjë rezistence tek Bashkësia Islame e Kosovës por edhe tek Kisha Ortodokse e Serbisë e cila me një vëmendje të madhe është duke e përcjellë zhillimin në Kosovë. Unë kam edhe një mesazh direkt për t’a, objektet kishtare të cilat janë ndërtuar nga shqiptarët, ato janë tonat, dhe nuk do të heqim dorë kurrë prej tyre. Kjo betejë që është pak a shumë kulturore ka për tu zhvillu edhe gjatë viteve në vijim” deklaroi Gashi për “Gazeta Blic”

Gashi pati edhe një mesazh për të gjithë qytetarët që duan t’i bashkohen kësaj lëvizjeje.

“Ata qytetarë që duan t’i bashkohen kësaj lëvizjeje duhet të jenë së pari me vetveten të qartë, nuk duhet të kenë ndjenja urrejtjeje ndaj të tjerëve sepse një pjesë e familjarëve tanë janë ende mysliman dhe ata duhet ti duam me shpirt e zemer, duhet të kemi mirkuptim për ta. Duhet të vazhdojmë ta ushqejmë dashamirsinë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës por jo vetëm këtu sepse ky proces ka fillu edhe në Republikën e Shqipërisë, kemi qytetarë që nga atje vijnë e bëjnë pagëzimin këtu. Ne duhet ta ushqjmë atë ndjenjën e dashamirsisë, t’iu tregojmë se ne jemi me ju dhe kemi me qenë gjithmonë pjesë e jetës tonë të përbashkët edhe pjesë e asaj ndjesie që e bën një shoqëri të jetë e lumtur me vetveten, pra ta kemi këtë ndjenjë së pari në veten tonë, të shmangim urrejtjen aty ku duhet me shmang gjithmonë por asesi në asnjë mënyrë të mos jenë prej atyre që bajnë konvertimin ose kthehen tek Kisha Katolike dhe merren me ofendime sepse nuk është ajo çka ne duam” tha Gashi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/