Lajme

Gashi nga AVONET: Dhjetëra qytetarë s’po e dinë ku do të votojnë, s’ka tavolina ndihmëse

02/09/2025 14:39
nga:Lorik J

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i “AVONET”, ka shprehur një shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Ferizaj.

Gjatë një lidhje në Klan Kosova, Gashi, që po monitoron situatën elektroale, ka thënë se dhjetëra qytetarë nuk po e dinë se ku e kanë adresën për të votuar.

“Dhjetëra qytetarë nuk e dinë adresën se ku do të votojnë. Është një nga shqetësimet më të mëdha. Nuk tavolina ndihmëse për t’i ndihmuar qytetarët” – ka thënë Gashi, ndër të tjera.