Lajme

Gashi: Nëse opozita nuk e voton Konjufcën, qytetarët mund t’i fajësojnë për bllokimin e shtetit

11/04/2025 18:36
nga:Sh R

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se nëse partitë opozitare nuk e votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës, kjo do të tregojë se ato po bllokojnë funksionimin e shtetit.

“Mendoj se nëse nuk ndodh votimi i qeverisë Konjufca, partitë opozitare qytetarët mund t’i fajësojnë lirshëm në zgjedhjet e ardhshme, qoftë ato të rregullta apo të parakohshme, sepse në mënyrë direkte do të vërtetohet kush po e bllokon funksionimin e shtetit pas zgjedhjeve. Ne dëshirojmë të kemi qeveri pas zgjedhjeve, që është edhe qëllimi pse kemi dalë në zgjedhjet e kaluara. Nëse bllokohet nga partitë opozitare me vetëm 5 apo 6 vota, kjo mund t’iu reflektojë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Gashi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur pse i konsideron bllokuese partitë opozitare, Gashi ka shpjeguar:

“VV-ja ka 48 deputetë, dhe janë bashkuar edhe 8 apo 9 deputetë të pakicave jo-serbe, duke e çuar numrin maksimal në 56. Për këtë arsye, po them se 5 deputetë nuk mund të pengojnë funksionimin e Kosovës, por nëse vendosin ta çojnë vendin në zgjedhje të shpeshta dhe të mos votojnë qeverinë, atëherë do të identifikohen si bllokues të shtetit”.