Lajme

Gashi: Në Deçan po mungon shteti

07/13/2021 20:22
nga:Q R

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas helmimeve të qytetarëve që ndodhën këto tri ditë në Komunën e Deçanit.

Gashi ka shprehur kritika ndaj Qeverisë, ku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka prioritet qytetarët.

Ai thotë se Kurti është duke u marrë me punë interesante në Greqi, raporton Gazeta Express.

“Ne Deçan po mungon shteti, kjo mungese e shtetit është sepse kryeministri i vendit nuk i ka prioritet qytetaret e vet. Është duke u marr me do pune interesante ne Greqi për me shume se një jave!!!!”, shkroi Gashi në Facebook.

 

Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.

Zemaj për helmimet e qytetarëve në Deçan: Mungesa e përkrahjes nga Qeveria dhe MSH-ja është shqetësim