Lajme

Gashi: Momenti kur deputetët e VV-së refuzojnë formimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore

03/28/2024 19:17
nga:G B

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka publikuar një fotografi në Facebook, nga seanca e Kuvendit të Kosovës, ku Vetëvendosje ka refuzuar formimin e komisionit hetimor, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV nuk do hetime të kontratave korruptive njëburimore.

Postimi i tij i plotë:

Ai momenti kur refuzohet nga deputetet e vetvendosjes formimi i komisionit hetimor, nuk duan hetim te kontratave korruptive njeburimore!