Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi tha se kanë ka përcjellur vazhdimisht ecurinë e pagave dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në momentin kur kanë vrejtur mos respektim, sipas tij nga Qeveria e Kosovës, kanë reaguar duke kërkuar sqarime nga ana e institucioneve.
“Federata e Sindikatës së Administratës Publike (SPAK) e ka përcjellur në vazhdimësi ecurinë e ligjit të pagave dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në momentin kur ka vërejtur që Qeveria nuk është e interesuar ta respektojë këtë vendim, ka reaguar duke kërkuar sqarime edhe nga ana e institucioneve, por me theks të veqantë i ka informuar të githa grupet parlamentare dhe disa deputetë, realisht anëtarët e komisionit që kanë të bëjnë me çështjen e shërbimit civil që kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe Qeveria kanë qenë të obliguara që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me të gjeturat rreth ligjit të pagave t’i bëjnë plotësimin dhe ndryshimin”, deklaroi ai.
Tutje ai për GazetaBlic, theksoi se ky veprim tregon papërgjegjshmërinë e saj.
“Ky veprim i Qeverisë së Republikës së Kosovës ku në mënyrë të vetëdijshme nuk i respekton aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në këtë rast edhe aktgjykimin që e ka trajtuar për ligjin e pagave, tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie dhe tendencën e tyre që të mos i respektojë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, çka për neve si sindikata i bie që vihet në pikëpyetje vet sistemi ligjor dhe juridik i Republikës së Kosovës. Kjo është një fatëkeqësi e madhe”, tha ai.
Gashi tha se ky sistemi i Qeverisë aktuale sipas tij vë në pikëpyetje sigurinë juridike të Kosovës.
“Kjo qeveri dhe ky sistem çfare është krijuar, kjo mendësi e tyre definitivisht e vë në pikëpyetje sigurinë juridike në Republikën e Kosovës”, përfundoi ai.
/GazetaBlic/


