Lajme

Gashi: LDK-ja nuk i fitoi votat fal Vjosa Osmanit e as Isa Mustafës por fal angazhimit të përbashkët në parti

09/26/2024 22:35
nga:Sh R

Deklarata se komentatorit politik, Viktor Buzhala në “Politiko me Kushtrim Sadikun”, se LDK-ja gjatë 2020-tës kishte fituar vota fal presidentes, Vjosa Osmani shkaktoi reagim të ashpër nga deputeti Arben Gashi.

Sipas tij, votat erdhën fal angazhimit të kësaj partie e jo fal individëve të caktuar.

“Nuk ka të bëj me qeverisje por me veprim politik. Veprim me vetëdije për interesin nacional të shtetit të Kosovës. Nuk është kjo as fal Arben Gashit, as Vjosa Osmanit, as Isa Mustafës. Është fal angazhimit të përbashkët të njerëzve në LDK në projketin e përbashkët. Harrone kultin e individit. Është i dëmshëm nuk duhet me ekzistu”, deklaroi Gashi.