Lajme

Gashi kthen duart kah ekrani: Kur e shoh këtë qeveri kështu, frikësohem shumë

06/30/2022 21:22
nga:Astrit Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka në T7 se përbërja e qeverisë Kurti 2 e frikëson dhe nuk është i kënaqur me punën e tyre, po ka shtuar se qeveritë e kaluara kanë qenë edhe më të dobëta.

Teksa komentohej puna e qeverisë Kurti 2, Gashi tha se njëra ndër arsyet që Kurti ka marrë 50% të votave në zgjedhjet e fundit, është pakënaqësia me qeverisjet e kaluara.

“Kur e shoh këtë qeveri kështu, frikësohem shumë”, tha ai.

“Kjo qeveri nuk e bën punën e saj si duhet dhe jam i zhgënjyer. Por kur shoh të kaluarit cfare kanë bërë, këta po më duken engjuj”,

“Nuk është programi që ka fituar zgjedhjet. Shumica e qytetarëve as nuk e kanë parë kur kanë votuar. Por janë qeverisjet e kaluara”, shtoi ai.