Lajme

Gashi kritikë Kurtit: Pas kushteve, nuk do duhej që Bislimi të shkonte në dialog!

07/02/2024 22:06
nga:G B

Komentatori politik Blerim Gashi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se nuk beson se ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak do të mundet ta zhbllokojë dialogun Kosovë- Serbi.

Gashi tutje ka thënë se qe pas tri kushteve të kryeministri Albin Kurtit për dialogun, nuk ish dashtë zëvendëskryeministri Bislimi me shkua sot në takim me Lajcakun dhe Petkoviçin.

Ai tutje ka bërë krahasimin e dialogut nivelit të lartë dhe atij teknik

Gashi a thënë se zv/kryeministri Bislimi në dialog nuk është krejt person teknik.

“Z. Bislimi nuk është vetëm teknik aty sepse është i emëruar politik”, ka thënë Gashi.