Lajme

Gashi: Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit

12/27/2024 17:16
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlementar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se për katër vjet janë shpenzuar mbi 700 milionë euro për blerje të energjisë elektrike nga jashtë.

Gashi thotë se tregtari kryesor i kësaj energjie është Martin Berishaj.

Ndërkohë ai thotë se qeveria nuk nuk arriti të rinovojë termocentralet e Kosovës sipas planit, të investojë në kapacitete të reja energjetike dhe të zhvillojë sektorin energjetik si duhet.

Ai thotë se “Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit”.

“Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit. Qeveria e Kosovës, në vend që ta ndalojë këtë gjakderdhje financiare, po e mundëson atë. Ndërkohë, qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti.Fajtor për këtë situatë është Albin Kurti” shkruan Gashi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Per 4 vjet, mbi 700 milion euro të shpenzuara për blerje të energjisë elektrike nga jashtë!

Tregtari kryesor i kësaj energjie është Martin Berishaj. Ndërkohë, qeveria nuk arriti:

• Të rinovojë termocentralet e Kosovës sipas planit;

• Të investojë në kapacitete të reja energjetike;

• Të zhvillojë sektorin energjetik si duhet.

Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit. Qeveria e Kosovës, në vend që ta ndalojë këtë gjakderdhje financiare, po e mundëson atë.

Ndërkohë, qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti.

Fajtor për këtë situatë është Albin Kurti!