Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për politikën e jashtme të kryeministrit Albin Kurti.
Ai tha se e vetmja pikë që pajtohet plotësisht 100 për qind me shefin e qeverisë janë pikërisht mënyrat se si Kurti paraqitet në arenën ndërkombëtare.
Ish-këshilltari i Kurtit tha se pajtohet me të po ashtu për raportet me Serbinë dhe temat e luftës që ai i përmend në çdo medium ndërkombëtar.
“Ne jemi në rrezik prej kësaj, në momentin që ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, Serbia automatikisht, tenton me u fut me forca policore ushtarake këtu. Sepse historia na mëson këtë”, deklaroi ai në T7.


