Nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kanë gjetur shkaqet e largimit të të punësuarve në sektorin publik.
Ali Gashi kryetar i kësaj sindikate ka theksuar se arsye kryesore përse zyrtarët po ikin nga administrate shtetërore është paga e ulët.
“Liberalizimi na ka gëzuar si fakt, por si zakonisht çdo hapje ka edhe pasojat e veta. Liberalizimi ka ndikuar edhe tek ne, sepse situata nuk qëndron mirë në aspektin ekonomik. Këtu janë disa faktor që kanë ndikuar që shërbyesit civil ta lëshojnë vendin, shton këtu ligjin për paga, ku nga 105 koeficienti u bë 110, që është e papranueshme. Kemi ikje nga të gjitha fushat që i përkasin sektorit publik”, thotë ai.
“Një i ri pretendon ta ketë një jetë sikur bashkëmoshatarët e tyre në BE. Kur i shohin pagat dhe kushtet e punës së kolegëve të tyre në Bashkimin Evropian, është goxha vështirë me bind veten me qëndru në Kosovë, edhe pse unë them që është patriotizëm të qëndrojmë në Kosovë”, vlerëson Gashi.
Kryetari i një sindikate në Kosovë ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, ka theksuar se Kurti në mënyrën më të pandershme e ka trajtuar popullin. Sipas tij, aq të zhgënjyer janë njerëzit, sa që po thonë: “Ika, e kurrë mos u kthefsha”.
“Mënyra se si Albin Kurti e ka trajtuar popullin, është më e pandershmja. Këtë do ta vërtetojë koha, sepse një lider politik nuk duhet të bëjë premtime të cilat janë të parealizueshme. Kur Albin Kurti ia ka lejuar vetes të dalë dhe krijojë kësi iluzione, ai e ka fyer inteligjencën e popullit, sepse ai e ka bind veten se me plasime populiste e premtime të kota, populli e han. Populli nuk e ka hëngër, por i besoj.
Kjo Qeveri nuk mbahet në mend për ndonjë sukses, madje heshtja para ikjes së gjithë këtij numri të madh të qytetarëve të Kosovës, duket sikur i ka konvenuar. Besoni se, njerëzit kur ikin thonë: “Ika, e kurrë më mos u kthefsha”, sepse po ikin prej zhgënjimit”, thekson ai./Gazeta Blic/