Lajme

Gashi kërkon transparencë për Asociacionin: Duhet të kemi qasje në dokumentet e tij

11/07/2023 16:02
nga:G B

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se transparenca po mungon lidhur me draftin e asociacionit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e rëndësishme që të kenë qasje në dokumentet e asociacionit.

Gashi ka shtuar se transparenca duhet të jetë një nga parimet kryesore për të siguruar që këto procese të jenë të ligjshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Transparenca po mungon. Transparenca është e domosdoshme.

Është e rëndësishme që të kemi qasje në dokumentet e asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë. Transparenca duhet të jetë një nga parimet kryesore për të siguruar që këto procese të jenë të ligjshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

#TransparencaEDrejtësia