Lajme

Gashi kërkon dorëheqje morale nga Mimoza Kusari: Të paktën nga shefe e GP të VV-së

06/03/2024 21:41
nga:G B

Komentatori politik, Blerim Gashi ka reaguar pas publikimit të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Gashi ka kërkuar nga Mimoza Kusari – Lila të jap dorëheqje morale të paktën nga Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

“Tendenca për t’i thënë ‘zdravo – zdravo’ afera dhe forma si është plasuar është bërë për ta denigruar dhe me ja humb çdo vlerë qoftë edhe morale dhe jo vetëm politike Mimoza Kusarit dhe ajo çfarë përfaqëson si pozicion politik si shefe e Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjes. Pra, sa më afër Albinit sa me afër Vetëvendosjes duhet me ja nxjerr fytyrën e zezë. Duke i ‘ra’ Mimozës kanë tendencë për t’i ‘ra’ Albinit”, ka thënë Gashi.