Lajme

Gashi: Keqmenaxhimi i Nagip Krasniqit i solli dëme me 30 milion euro buxhetit dhe qytetarëve

04/20/2023 19:26
nga:Genita C

Analisti politik, Astrit Gashi thotë se me keqmenaxhimin në KEK nga Nagip Krasniqi janë humbur së pak 30 milion euro ndaj buxhetit dhe qytetarëve, raporton GazetaBlic.

Gashi përmes një shkrimi në “Facebook” theksoi faktin se, gjatë vitit 2021 Termocentralet e KEK-ut, kanë prodhur 214,000 kw/h energji elektrike, më pak se një vit më parë.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Demi prej sepaku 30 milion euro ndaj buxhetit dhe qytetareve i shkaktuar ne vitin 2021

Gjate vitit 2021, Termocentralet e KEK nen menaxhimin e Nagipit, kane prodhuar 214,000 kë/h energji elektrike me pak se nje vit me pare.*

Si rrjedhoj e kesaj kete mungese e kemi kompenzuat me import, i cili ate dimer kishte cmimin mesatar prej 150 euro per kw/h.

Vetem si pasoje e ketij keqmenaxhimi, kemi humbur sepaku rreth 30 milion.