Avokati dhe analisti Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të opozitës, duke deklaruar se ka kaluar koha e shantazheve politike, raporton GazetaBlic.
Ai tha se në të kaluarën me dy deputetë merreshin pesë ministri dhe me shtatë deputetë bëhej Kryeministri.
Gashi theksoi se opozita nuk po e pranon humbjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilën, sipas tij, po përpiqet ta paraqesë si fitore.
Ai shtoi se qytetarët e Kosovës janë vetëdijësuar dhe tashmë e kanë kuptuar lojën politike të opozitës.


