Lajme

Gashi ironizon me koalicionin AAK – NISMA: Sloganin do ta quajnë ‘Së bashku kalojmë pragun’!

01/17/2024 21:53
nga:G B

Analisti politik, Blerim Gashi e ka nisur debatin duke ironizuar me koalicion parazgjedhor AAK-Nisma.

Sipas tij, me këtë koalicion këto dy parti politike do të arrijnë të kalojnë pragun zgjedhor.

“Duke folur pak me prapavijë si do të quhej slogani i këtyre dy partive politike në zgjedhje: Se bashku kalojmë pragun”, ka thënë me ironi analisti Gashi.

Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, Gashi ka shtuar se nga ky koalicion me shumë përfiton partia e Fatmir Limajt.

“Unë e shoh si trampolinë shpetuese për një hyrje në jetën parlamentare politike të Fatmir Limajt”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për një front ma dinamik opozitar, më të kthjelltë dhe ma programatik, por sipas tij ky koalicion nuk pritet ta sjell.