Lajme

Gashi i drejtohet Muratit: S’mundesh me ndërhy në çmime të tregut me vendime qeveritare, të ka tregu Kushtetuesja

11/11/2024 13:09
nga:G B

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, për çmimin e grurit.

Gashi tha se qytetarët nuk e blejnë grurin në bursë, por në markete.

“Më bëri përshtypje ministri që tha çmimi i grurit në bursë sot është i njëjtë sikur para pandemisë. Ministër qytetarët e Kosovës nuk e blejnë grurin në bursë, e as vajin, e blejnë në market, e në market është dyfishu. Politikat tua, veprimet tua, masat tua e kanë dyfishu çmimin, ky është problemi që e ki ti. Ti pretendon se në ekonominë e tregut mundesh me ndërhy në çmime të tregut me vendime qeveritare, s’mundesh me bë, ta ka tregu Gjykata Kushtetuese”, tha Gashi.