Lajme

Gashi i bindur: Kurti do ta formojë Qeverinë, po çka me i bo durimit të tjerëve!

03/10/2025 21:39
nga:G B

Analisti politik, Blerim Gashi është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë.

Gashi ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të bëhet në krye me Albin Kurtin.

Por megjithatë, Gashi nuk ka kursyer kunjat për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Albin Kurti do ta bëjë Qeverinë veç çka me i bo durimit të tjerëve se s’kanë faj se kjo KQZ-ja është ba për marre këtë kinse numërimin e votave dhe menaxhimin e procesit. Me aq sa shoh dhe kam informacione është se Qeveria bëhet”, ka thënë Gashi.