Kryetari i Këshillit Drejtues së BSPK-së, Ali Gashi, i ka bërë apel qeverisë së Kosovës që të fillojë me dialog social dhe ta trajtojë urgjentisht Ligjin e Pagave.
“Patjetër që unë i bëj apel edhe qeverisë në Kosovë që të fillojë me dialog social, të ulet dhe njëkohësisht me urgjencë ta trajtojë ligjin e pagave, sepse kemi një kontingjent prej 86 mijë të punësuar në Kosovë që sinqerisht janë jashtëzakonisht kushtet e këqija duke marrë parasysh se ata kanë një vend të punës dhe është e pamundur të mbajnë duke e ditur që fillojnë në tetë dhe katër dhe në një farë forme duket pasur parasysh sepse gjenda e tyre është e rënduar dhe thjesht nuk mund ta realizojnë as ato mundësitë e tyre esenciale për këto”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Sipas Gashit, qeveria duhet t’u japë prioritet bizneseve private dhe kurrsesi të mos promovojë skemat sociale pasi që nuk ka pasur as kontribute e as angazhime për një shtet social.
“Njëkohësisht, unë patjetër konsideroj që qeveria duhet marrë shumë seriozisht të gjitha grupet e interesit, të gjitha opinionet e ekspertëve, duke marrë parasysh se Kosovën e duan të gjithë, Kosova është e të gjithëve dhe të gjithë punojmë dhe angazhohemi që Kosova të jetë më mirë”.
“Kam qenë dhe vazhdoj të jem që ne duhet t’i japim prioritet sektorit privat, t’u japim prioritet bizneseve dhe sa më shumë të punojmë programe të cilat në njëfarë forme do të stimulojnë punësimin, do të stimulojnë zhvillimin ekonomik dhe do të stimulojnë sektorin privat dhe kurrsesi t’i promovojnë skemat sociale dhe në fund të fundit për një shtet social ne nuk kemi kontribuuar”.


