Analisti Dardan Gashi ka folur lidhur me Kuvendin e Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Lumir Abdixhiku, përmes votëbesimit, arriti të mbetet në krye të këtij subjekti politik.
Gashi ka deklaruar se ish-kryeministri Avdullah Hoti nuk ka qenë alternativë reale për postin e kryetarit të LDK-së.
“Avdullah Hoti definitivisht nuk ka qenë alternativë për Lumir Abdixhikun. Avdullah Hotin e kemi pasur kandidat për kryeministër, nuk ka pasur sukses… ka pasur irritime, ka pasur idhnime me Abdixhikun, por nuk ka pasur alternativë e cila thotë ‘OK, shkon ky, vij unë’. Fatkeqësisht ose fatmirësisht, kjo është situata”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, Abdixhiku është një kryetar që do të vazhdojë tutje në drejtimin e partisë.
“Po e them edhe një herë, 50+ kanë munguar, nuk e dimë se si do të kishte qenë opinioni i tyre, sepse nuk kanë ardhur në Kuvend”, ka thënë Gashi në DebatPlus.


