Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka zhvilluar takim në Arbanë, për të vazhduar edhe në Velezhë, Caparc e Shpenadi.
Gashi, përmes një postimi në facebook u shprehë se entuziazmi dhe vendosmëria reflektohen në sytë e grave dhe burrave që punojnë bashkërisht për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Ndërsa theksoi se me shpirt atdhedashurie dhe një angazhim të përbashkët, ata tregojnë që dashuria për vendin.
“Në terren, fillimisht në Arbanë, për të vazhduar edhe në Velezhë, Caparc e Shpenadi, aty ku atmosfera e mobilizimit për fitoren e 9 shkurtit është e gjallë dhe frymëzuese. Entuziazmi dhe vendosmëria reflektohen në sytë e grave dhe burrave që punojnë bashkërisht për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Me shpirt atdhedashurie dhe një angazhim të përbashkët, ata tregojnë që dashuria për vendin është forca që i udhëheq drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Gashi.