Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së njëherësh kandidat për deputet, Arben Gashi, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se ekipit garues të LVV-së, Albin Kurti, ua ka ndaluar të gjitha paraqitjet televizive.
Gashi tha se VV-ja i ka ikur debatit në parlament, në interpelanca nuk është paraqitur dhe i ka ‘paralizuar’ komisionet hetimore parlamentare.
Ai thotë se tashmë është e qartë se është koha për ndryshim.
“Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim!Koha është për veprim – bëhu ndryshimi” shrkuan Gashi në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.
Sepse për të:
Llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet.
Hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij.
Debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve.
Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim!
Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!