Kuvendi i Kosovës po debaton për buxhetin e vitit 2023, në lexim të dytë, raporton Gazeta Blic.
Në emër të PDK kritika ka pasur për buxhetin Mërgim Lushtaku, përderisa Avdullah Hoti ka thënë se ky projektbuxheti si I tillë mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka numëruar disa anomali siç i ka quajtur ai.
“Si mund që komunave ti merren paratë nga të hyrat dhe ato qeveria t`i investoj në një rrugë ose dika tjetër…. Si I tillë ky projektligji mund të përfundoj në Kushtetuese”, tha ai.
Hoti ka kritikuar ashpër Qeverinë edhe për ndarjet buxhetore për komunat e Kosovës.
“Kur jemi te investimet kapitale dhe ndarjet buxhetore për komunat. Si ka mundësi 51 milionë të ndahen vetëm për katër komunat ku qeverisë Lëvizja vetëvendosje. Një çështje tjetër janë ndarë 2 milionë euro si subvencion për zyrën e kryeministrit për lobim. Si bëhet kjo nuk mund të lobosh me subvencione duhet ndarë buxhet për këtë çështje”, tha ai ndër të tjera.
Edhe Arben Gashi nga kjo parti ka thënë se nuk largohet një nen nga projektbuxheti që ka të bëjë me komunat e Kosovës, atëherë LDK do ta dërgojë në Kushtetuese këtë nen.
“Nëse kjo pjesë nuk largohet, LDK do ta dërgoj në Kushtetuese si të tillë, Për shkak se komunat kanë të drejt vetë të mbledhin dhe shpenzojnë të hyrat e mbledhura”, tha ai ndër të tjera.


