Xhafer Gashi, së bashku me Linda Bekteshin, vizituan klubin aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” gjatë një trajnimi të rëndësishëm mbi “Hapjen e Parashutës Emergjente”, raporton GazetaBlic.
Ky trajnim, i cili dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e aeronautëve, është një hap thelbësor në përgatitjen e tyre për të përballuar situata emergjente dhe sfidat e fluturimit.
Gashi shprehu falënderimet për Fanol A. Shalën për mikpritjen e ngrohtë dhe prezantimin e aktiviteteve të vlefshme që po zhvillohen në këtë klub.