Kandidati i LDK-së për deputet, Xhefer Gashi 11, së bashku me kandidaten Linda Bekteshi 66, zhvilluan një takim me familjen Sadiku, ku diskutuan për sfidat dhe perspektivat e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Sipas tyre, familja Sadiku shprehu mbështetje të fuqishme për ndryshimin që LDK po promovon, duke vlerësuar vizionin dhe programin e partisë për zhvillimin e vendit.
Gashi falënderoi familjen Sadiku për mbështetjen dhe e cilësoi këtë si një hap tjetër drejt një Kosove më të mirë për të gjithë.