Lajme

Gashi e Bekteshi në familjet Salihu dhe Krasniqi: Dëshmi e mbështetjes së fortë për ndryshimin e domosdoshëm që i nevojitet Kosovës

01/26/2025 21:27
nga:G B

Kandidatët për deputetë nga LDK, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, kanë zhvilluar takim me banorët e Milloshevës, në familjet Strellci, Salihu dhe Krasniqi, raporton Gazeta Blic.

“Ky takim ishte dëshmi e mbështetjes së fortë për ndryshimin e domosdoshëm që i nevojitet Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Postimi i tij i plotë:

Takim me banorët e Milloshevës

Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam një takim të përzemërt me banorët e Milloshevës, në familjet Strellci, Salihu dhe Krasniqi.

Ky takim ishte dëshmi e mbështetjes së fortë për ndryshimin e domosdoshëm që i nevojitet Kosovës.

Shpreh mirënjohjen time të thellë për mikpritjen e familjeve Strellci, Salihu dhe Krasniqi, si dhe për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin.

Falënderoj posaçërisht kryetarin e Nëndegës, z. Sami Krasniqi, dhe strukturat e nëndegës për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm.

Faleminderit për besimin, Milloshevë!

#LDK124

#LumirAbdixhiku01

#XhaferGashi11

#LindaBekteshi66

Xhafer Gashi