Ish-zëvendësministri i Financave nga AAK, Fatmir Gashi, ka thënë se Kosova kishte mundësi ta zgjidhte çështjen e rregullores së BQK-së, pa siç u quajtën ‘flakareshët’ nga amerikanët.
Sipas tij, ka alternativa të mjaftueshme, për ta zgjidhur këtë çështje, ndërsa në Rubikon u shpreh se shpjegimi patriotik e solli situatën në këtë pikë problematike, transmeton klankosova.tv.
”Alternativa për me zgjidh problemin, ke sa të dush. Por, veç duhet me fol”.
”Neve na ka munguar shpjegimi real, pragmatik i këtij problemi. E jo shpjegimi patriotik, e me rreh gjoks kush çka po bon”.
”Dinari në ’99-tën, e ka marrë rrugën”.
Ky koment i Gashit, vie si reagim ndaj problemit të krijuar me BQK, siç përmendte, nga një deklaratë e Bislimit ku thoshte se: ‘Nga 1 shkurti s’do ketë dinar më në Kosovë’, kurse siç sqaronte Gashi, asnjë nen i BQK-së nuk e përcakton një gjë të tillë.


