Kandidatët për deputetë nga LDK, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, kanë zhvilluar takim me disa zonja nga Mazgiti i Ulët, ku kanë prezantuar programin dhe vizionin e LDK-së, raporton Gazeta Blic.
“Takimi u mirëprit me entuziazëm dhe mbështetje të fuqishme për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku për Kosovën. Falënderoj familjen Zeqiri për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij takimi, si dhe zonjat e nderuara për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe besimin që na jepni çdo ditë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Së bashku me Lindën, zhvilluam një takim shumë të frytshëm me disa zonja nga Mazgiti i Ulët, ku prezantuam programin dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi u mirëprit me entuziazëm dhe mbështetje të fuqishme për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku për Kosovën.
Falënderoj familjen Zeqiri për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij takimi, si dhe zonjat e nderuara për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe besimin që na jepni çdo ditë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetaren e Forumit të Gruas, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi, për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e saj së bashku me strukturat e Forumit të Gruas.
Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim që do ta realizojmë së bashku, me përkushtim dhe punë të palodhshme.
Xhafer Gashi