Lajme

Gashi dhe Bekteshi takojnë lojtarët e Klubit të Basketbollit KEKU: LDK-ja mbështet fuqishëm zhvillimin e sportit

20 ditë më parë
nga:Sh R

Kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, kanë zhvilluar një takim me lojtarët e Klubit të Basketbolli KEKU, ku i pritën nga presidenti i klubit, Dritro Kelmendi, raporton GazetaBlic.

Gashi thotë se LDK-ja mbështet fuqishëm zhvillimin e sportit dhe përkushtimin e klubeve si KB KEKU, të cilat kontribuojnë në rritjen dhe afirmimin e talentëve të ri.

Postimi i plotë:

Së bashku me kandidaten për deputete nga LDK, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam një takim me lojtarët e Klubit të Basketbollit KEKU, ku u pritëm nga Presidenti i klubit, Dritro Kelmendi, dhe ekipi i lojtarëve.

KB KEKU, klub i themeluar në vitin 2022, vitin e kaluar debutoi me ekipin senior, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm si kampion i Ligës së Dytë. Aktualisht, klubi renditet në vendin e dytë në Ligën e Parë dhe synon të sigurojë një vend në Superligën e Kosovës, duke dëshmuar progres dhe ambicie të larta në basketbollin kosovar.

LDK-ja mbështet fuqishëm zhvillimin e sportit dhe përkushtimin e klubeve si KB KEKU, të cilat kontribuojnë në rritjen dhe afirmimin e talentëve të ri. Sporti është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit shoqëror dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në çdo nivel.

#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
#LindaBekteshi66
Xhafer Gashi