Kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, kanë zhvilluar takime frymëzuese së bashku me banorët e nëndegës VII, ku thotë se u mirëpritën nga familja Bllaca dhe Preniqi.
Gashi thotë se mbështetja e tyre e fuqishme për ndryshimin na motivon për të vazhduar me përkushtim në misionin tonë.
Postimi i plotë:
Takim me banorët e Nëndegës VII
Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam takime të ngrohta dhe frymëzuese me banorët e Nëndegës VII, ku u mirëpritëm me zemërgjerësi nga familja Bllaca dhe familja Preniqi.
Mbështetja e tyre e fuqishme për #Ndryshimin na motivon për të vazhduar me përkushtim në misionin tonë.
Një falënderim i veçantë për familjet Bllaca dhe Preniqi për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Po ashtu, mirënjohje për kryetarin e Nëndegës VII, z. Lulzim Bllaca, dhe strukturat e nëndegës për punën e palodhshme dhe entuziazmin që na frymëzon të gjithëve.
#LDK124
#LumirAbdixhiku01
#XhaferGashi11
#LindaBekteshi66
Xhafer Gashi