Lajme

Gashi dhe Bekteshi bashkohen me rininë e Obiliqit: Të rinj plot entuziazëm, treguan se rinia i thotë PO ndryshimit

12/19/2024 21:31
nga:Sh R

LDK sonte ka mbajtur tubim me rininë e kësaj partie, raporton Gazeta Blic.

Kandidatët për deputet Xhafer Gashi dhe Linda Bekteshi, pas turneut të ndryshimit me Forumin Rinorë në Prishitnë, u bashkuan me rininë e Obiliqit.

“Të rinj plot entuziazëm, vullnet dhe energji të jashtëzakonshme, treguan se rinia i thotë PO ndryshimit”, ka shkurar Gashi.

Gashi tutje thotë se me këtë energji dhe përkushtim do të arrijmë suksese dhe fitore me 9 shkurt.

Postimi i plotë:

Së bashku me kandidaten për deputete, znj. Lindita Bekteshi, dhe kryetarin e Forumit Rinor të Obiliqit, Engjull Sollova, pas turneut të ndryshimit me Forumin Rinor në Prishtinë, pata kënaqësinë të bashkohem me super rininë e Obiliqit. Të rinj plot entuziazëm, vullnet dhe energji të jashtëzakonshme, treguan se rinia i thotë PO ndryshimit.

Jam i bindur se me këtë energji dhe përkushtim, do të arrijmë suksese dhe fitoren më 9 shkurt!