Lajme

Gashi: Demaçi refuzoi ta ngushëllojë familjen e Rugovës pas vdekjes, thoshte “ndjesë mos pastë”

05/24/2022 22:31
nga:Astrit Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në T7 se marrëdhëniet mes Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës kishin denigruar në masë të madhe pas vitit 1996.

Ai tregoi një rast kur Demaçi nuk mori pjesë në mbledhjen komemorative për vdekjen e Rugovës.

“Demaçi refuzoi ta ngushëllojë familjen e Rugovës pas vdekjes, thoshte “ndjesë mos pastë”’, shtoi Gashi.

Tutje ai shton se varrimi i Demaçit nuk kishte pasur organizim të duhur shtetëror dhe se pjesëmarrja në të ishte shumë e vogël dhe organizimi ishte i tmerrshëm.