Lajme

Gashi: Bastisja në pronat e Radojçiqit “qershia mbi tortë” e aksioneve

09/29/2023 18:11
nga:Sh R

Avokati Tomë Gashi ka treguar sot në emisionin “Frontal”, në T7 se është lajm, i mirë që Prokuroria Speciale e Kosovës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të Milan Radojçiqit.

Gashi tha se tani çështja është në duart e gjykatave.

“Ditën e sotme qershi mbi tortë ishte hyrja në shtëpinë e Milan Radojçiqit që konsiderohej i paprekshëm dhe që tani jemi në atë fazën e grumbullimit edhe të provave të tij, të ndërlidhjes që ai më nuk po e mohon me Serbinë si shtet dhe ishte konfiskimi i disa veturave dhe gjërave të tjera. Ishte një lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka lëshuar një urdhër për sekuestrimin e pronave të Radojçiqit dhe tani është krejtësisht në duart e gjykatave tona”, ka thënë ai.