Lajme

Gashi ‘acarohet’ me deputetët në Kuvend: Kush po i jep zor bre qatje përmas

07/19/2021 12:40
nga:Q R

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi iu ka reaguar deputetëve në Kuvendin e Kosovës që po flisnin nga ulëset e tyre, derisa ai po mbante fjalim.

“Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka”, ka thënë Gashi derisa, deputetët po bënin zhurmë duke mos e dëgjuar fjalimin e tij.

“Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i çon nja tre vetë në bord, po humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”, tha Gashi derisa vazhdoi fjalimin për pikën e rendit të ditës.

Tutej Gashi theksoi se “këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbetet në fyt nesër”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Të njëjtët kanë përmendur interpretim nga Gjykata Kushtetuese për këtë rast.

Nga LDK-ja, gjithashtu ia kanë përmendur LVV-së edhe vendimin për pagesën prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

Zemaj e Pacolli përplasen rreth bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave