Gary Neville mendon se Franca është skuadra që ka më së shumti gjasa që të triumfojë në Euro 2020 dhe pret që fituesit e Kupës së Botës të marrin trofeun.
Neville, ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester United, përshëndeti forcën fizike dhe mendore të skuadrës së Didier Deschamps ndërsa theksoi se ata janë të bekuar me ritëm dhe futbollistë inteligjentë, përcjell GazetaBlic Sport.
Franca u mund në finalen e Euro 2016 nga Portugalia përpara se të vazhdonte të mposhtte Kroacinë në finalen e Kupës së Botës 2018 dhe ata janë favoritët për të siguruar një tjetër trofe nga Kampionati Evropian 2020.
Neville pret që ata të bëjnë pikërisht atë duke pasur parasysh aftësinë e tyre për t’u përshtatur në të gjitha situatat.
Neville i tha Sky Sports: ‘Përvoja, mentaliteti fitues, personalitetet që kanë marrë, ritmi dhe qëllimet, të zgjuar, inteligjent, i bëjnë futbollistët e Francës diferentë ndaj të tjerëve, andaj pres nga kjo kombëtare të jetë në krye të këtij kompeticioni.
/GazetaBlic Sport/


