Sporti

Gary Neville: Të gjithë e dinë se Harry Kane dëshiron largimin nga Tottenhami

09/20/2021 18:35
nga:Lorik J

Pas një fillimi të mirë të sezonit në Premier League (tri fitore radhazi në tre ndeshjet e para), humbjet e Tottenham kundër Crystal Palace dhe Chelsea, të dyja me rezultatin 0-3, sigurisht që nuk ishin të pritura.

Gary Neville, ish mbrojtësi i Manchester United dhe komentatori i Sky Sports, foli për sulmuesin anglez, Harry Kane dhe arsyet që sipas tij e justifikojnë paraqitjen e dobët të futbollistit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk është kurrë e lehtë kur një lojtar dëshiron të largohet nga klubi dhe të gjithë në dhomën e zhveshjes e dinë që ai dëshiron të largohet. Kane tashmë ka lënë disa shenja dhe me siguri do të mendojë se: ‘Unë jam përsëri këtu, nuk do të luftoj për titullin në Tottenham dhe as nuk do ta përfundoj sezonin në top katërshe’, tha ish mbrojtësi Gary Neville, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” për Harry Kane.

/GazetaBlic Sport