Gary Neville u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e Manchester United në fitoren ndaj Brentford (3-0) dhe vuri në pah paraqitjen e Cristiano Ronaldos.
“Njeri i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo. Penalltia, e cila krijoi dhe gjithsesi iu anulua një gol në pjesën e parë. Performanca e tij gjatë gjithë ndeshjes ishte e jashtëzakonshme”, tha ai duke folur për Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.
CR7 ka shënuar nëntë nga 12 golat e fundit të United në Premier League.
/GazetaBlic Sport/


