Manchester United vazhdon të mos tregojë asnjë përmirësim me Ruben Amorim në krye.
Kjo është bindja e Gary Neville, i cili ishte kritik ndaj trajnerit, i cili rriti pritshmëritë fillestare për kthimin e ‘Djajve të Kuq’, por që kjo gjë nuk ndodhi.Gary
“Mendova se do të përmirësohej rendimenti i skuadrës kur erdhi Ruben Amorim. Mendova se entuziazmi dhe sistemi i ri mund të pranohen nga lojtarët dhe ne mund të shohim një rikuperim. Ne pamë absolutisht të kundërtën. Është përkeqësuar shumë gjendja tek Manchester United dhe kjo është befasuese”, tha Gary Neville.
/GazetaBlic Sport/